Është arrestuar personi që dyshohet se ka djegur garazhin e redaktorit të transmetuesit publik, Alban Selimi.
Selimi të enjten mbrëma përmes rrjetit social Facebook, ka treguar se dikush ka tentuar ta frikësojë atë me këtë akt.
“Dikush ia vuni flakën; me s’frikësua. S’ia arrijnë qëllimit!”, ka shkruar Selimi.
Lidhur me këtë rast, policia ka njoftuar se ka arrestuar një 42-vjeçar me inicialet A.L.
“Sot hetuesit e stacionit policor të Fushë Kosovës, kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën zjarrvënie të raportuar me datën 16.03.2023, në Fushë Kosovë. Personi i arrestuar: A. L mashkull, 42 vjeç”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me vendim të prokurorit, i njëjti është dërguar në mbajtje./Telegrafi/