LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj, nën dyshimin për “Ofrimin e lokaleve për prostitucion” dhe “dhunë në familje”

Arrestohet një person i kërkuar në Ferizaj, nën dyshimin për “Ofrimin e lokaleve për prostitucion” dhe “dhunë në familje”
Foto: Ilustrim

Një person me inicialet B.V, 26 vjeç me urdhëresë të Gjykatës është arrestuar të enjten rreth orës 17:00 në Ferizaj.

Sipas një njoftimi nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore të Ferizajt, dega në Kaçanik, për veprën penale ‘’Ofrimi i lokaleve për prostitucion’’  me dënim burgimi prej  2  vite e 6 muaj dhe për veprën tjetër penale ‘’ Dhunë në familje ‘’ me dënim burgimi prej 20 ditëve.

Po ashtu në njoftim bëhet e ditur se i njëjti është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas kompletimit të dokumentacionit, nga policët e stacionit të Kaçanikut është dërguar në vuajtje të dënimit.


“Policia Rajonale e Ferizajt fton qytetarët për bashkëpunim, saherë që kanë informacione për personat e kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë  stacionin e policisë më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406”, thuhet në njoftim të Policisë së Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Pse po bohesh mangup”,”Çu dajë se të vrajtën”, Andi Pajaziti jep versionin e tij si kishte ndodhur vrasja në “Bon Vivant”

“Pse po bohesh mangup”,”Çu dajë se të vrajtën”, Andi Pajaziti jep versionin e tij si kishte ndodhur vrasja në “Bon Vivant”

Drejtësi
Fondi sekret i Ushtrisë së Kosovës

Fondi sekret i Ushtrisë së Kosovës

Siguri
Mickoski: Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë është në interesin tonë, tre herë më shumë qytetarë të Kosovës hyjnë në RMV

Mickoski: Ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë është në interesin tonë, tre herë më shumë qytetarë të Kosovës hyjnë në RMV

Kronikë e Zezë
Vendimi i Trump, reagojnë afganët në Shëngjin: E ardhmja jonë është në rrezik

Vendimi i Trump, reagojnë afganët në Shëngjin: E ardhmja jonë është në rrezik

Lajme
Kurti para qytetarëve në Viti: Shtetit të Kosovës ia kemi vendosur sovranitetin

Kurti para qytetarëve në Viti: Shtetit të Kosovës ia kemi vendosur sovranitetin

Lajme
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Kalo në kategori