Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi gjatë një kontrolli në shtëpinë e tij është gjetur dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme armësh dhe municioni.

Rasti ka ndodhur ditën e mërkurë, transmeton Telegrafi.


"Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që tek i njëjti gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur dhe sekuestruar si prova materiale: Armë zjarri AK-47 me katër karikator të mbushur me fishekë, 13 fishekë të së njëjtës armë, një karikator i pistoletës me 5 fishekë, një fishekë i kal-12.7 mm", ka njoftuar policia.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/