LAJMI I FUNDIT:

Apple dhe Google nuk janë më brendet më të dashura amerikane

Apple dhe Google nuk janë më brendet më të dashura amerikane

Kompania e hulumtimeve YouGov BrandIndex ka publikuar një raport për markat më të mira amerikane, dhe në këtë raport gjigantët e teknologjisë globale, Apple dhe Google kanë dështuar të hyjnë në listën prej top 10 brendeve më të mira të këtij vendi, sipas perceptimit të përdoruesve të tyre.

Në listën e YouGov, Apple është përjashtuar që nga gjysma e dytë e vitit 2012, ndërsa Google është jashtë listës së fundit si njëra ndër 10 markat më të mira të SHBA-së.

Vendin e Google e ka zënë rivali i kompanisë, Amazon, e cila ka marrë dy pozita në këtë listë me dy brende të ndryshme, duke përfshirë edhe tabletin e saj dhe lexuesin elektronik, Kindle.

Arsyet kryesore pse Apple dhe Google nuk janë në këtë listë dyshohen se lidhen me skandalet e fundit të përgjimeve të shërbimeve të tyre të komunikimit, të cilat jo pak e kanë shqetësuar publikun amerikan. / Telegrafi /


Në trend Teknologji

Më shumë

"Diçka shkoi keq, provoni ta rifreskoni", X jashtë funksionit për mijëra përdorues në mbarë botën

Teknologji
Publikohen foto që tregojnë se si mund të duket iPhone 17

Publikohen foto që tregojnë se si mund të duket iPhone 17

Teknologji
'Frikë' nga tarifat e Trumpit, Samsung po bën ndryshimin e madh

'Frikë' nga tarifat e Trumpit, Samsung po bën ndryshimin e madh

Teknologji
Chatboti me Al i Elon Musk pyetet nëse mendon se Trump është aset rus - befason përgjigja e tij

Chatboti me Al i Elon Musk pyetet nëse mendon se Trump është aset rus - befason përgjigja e tij

Teknologji
Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Teknologji
Ai themeloi faqen e internetit Wikipedia - tani ka një kërkesë për Elon Muskun

Ai themeloi faqen e internetit Wikipedia - tani ka një kërkesë për Elon Muskun

Teknologji
Kalo në kategori