LAJMI I FUNDIT:

APLIKO për t’u bërë SUPER Arsimtar/e dhe SUPER Mentor/e!

APLIKO për t’u bërë SUPER Arsimtar/e dhe SUPER Mentor/e!

Në 5 vjetorin e implementimit të Programit të Vullnetarizmit Edukativ, organizata TOKA ju rikujton të aplikoni në thirrjen për gjeneratën e re të Super Arsimtarëve dhe Super Mentorëve si pjesë e këtij programi.

Ky program është metodologji e të mësuarit përmes përvojës dhe shërbimit, i cili u ofron të rinjve zhvillimin e vlerave dhe shkathtësive të reja si: mendimin kritik, komunikimin, zgjidhjen e problemeve, shkathtësitë sociale, marrjen e vendimeve, lidershipin, si dhe ngritë vetëbesimin e vetëdijen për qytetarinë aktive. Programi i Vullnetarizmit Edukativ funksionon përmes hapjes së Klubeve Super Vullnetare në të gjitha komunat e Kosovës, të cilat bëjnë bashkë mësimdhënësit, mentorët, të rinjtë dhe komunitetin.

“Unë kam bërë punë praktike për një vit në Belgjikë në kuadër të Vullnetarizmit Edukativ. Vullnetarizmi Edukativ më ka ndihmuar për të fituar shprehi të reja të punës e cila ka qenë një ndër qëllimet e mija. Qëllimi im është të arrijë që të motivoj të rinjët, që të guxojnë të marrin hapin drejt zhvillimit personal dhe profesional. Aplikoni në këtë program i cili ju jep mundësi të shumta, përvojë dhe kujtime të paharrueshme!” thotë Marigona, pjesëmarrëse e programit.

Në qoftë se keni pasur gjithmonë dëshirën të keni ndikim në ndryshimet pozitive në komunitetin tuaj qoftë si arsimtar/e, qoftë si student/e apo një i ri/ e re, atëherë TOKA ju fton të aplikoni për t’u bërë SUPER Arsimtar/e dhe SUPER Mentor/e. Kushtet për tu bërë SUPER Arsimtar/e dhe SUPER Mentor/e mund t’i gjeni në format e aplikimit në vijim.

Aplikimin për SUPER Arsimtar/e mund ta bëni përmes kësaj vegze: forms.gle

Ndërkaq, aplikimin për SUPER Mentor/e mund ta bëni përmes kësaj vegze: forms.gle

Ky projekt mbështetet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, përmes Institutit Evropian për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut – EIDHR.

Afati për të aplikuar për t’u bërë zyrtarisht SUPER është deri më 22 maj 2022. 

Artikull i sponzorizuar