LAJMI I FUNDIT:

Angellov: Për ngjarjet e 27 prillit duhet të mbajnë përgjegjësi edhe deputetët

Angellov: Për ngjarjet e 27 prillit duhet të mbajnë përgjegjësi edhe deputetët

Kryetari i shoqatës “Andon Janev – Qoseto”, Goran Angellov, në një intervistë për Makfaks, duke komentuar ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë, tha se hyrja në ndërtesën e Kuvendit ka qenë pa asnjë qëllim dhe sipas tij ka qenë e shkaktuar nga zemërimi i mbledhur te grupi i njerëzve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Tani del se ne si shoqatë jemi më fajtorë për ngjarjet e 27 prillit. Ne nuk ishim të mbledhur aty si shoqatë. Aty kishte njerëz të ndryshëm, ndërsa tani i tërë faji na hidhet neve, saktësisht Igor Jugut dhe mua. Jam i gatshëm të mbaj përgjegjësi, sepse hyra si gjithë të tjerët, i emocionuar. Nuk kam goditur askënd, nuk kam rrahur askënd, nuk kam bërë asgjë të keqe. Në parlament këndohej himni shqiptar, ishin duke vendosur kryetar joligjor, e çdokush që ndjehet maqedonas, do të hyjë, normalisht”, thotë Goran Angellov.

Ai thotë se, nëse duhet dikush të përgjigjet atëherë nuk duhet të harrohen deputetët.


“Isha i vetëdijshëm se me hyrjen në Kuvend jam duke kryer vepër penale dhe se do të duhet të mbaj përgjegjësi për atë që bëj. Këndimi i himnës, votimi i kryetarit, krisma nga ana e policit të Zaevit, e gjithë kjo i ka nxitur njerëzit të bëjnë një skandal të tillë. Ku janë deputetët? Nëse kërkojmë përgjegjësi, duhet të kërkojmë nga të gjithë”, tha Angellov./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikë
Dy shqiptarë u ndaluan dhe u larguan nga territori i Serbisë, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë

Dy shqiptarë u ndaluan dhe u larguan nga territori i Serbisë, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë

Lajme
Haradinaj: Ndryshimi i administratës në Washington, Kosova nuk ka kohë për të humbur

Haradinaj: Ndryshimi i administratës në Washington, Kosova nuk ka kohë për të humbur

Lajme
Kalo në kategori