Anderlecht ka konfirmuar se objektivi i Interit, Youri Tielemans do ta përfundojë transferimin e tij të propozuar në Monaco këtë javë.
Tielemans thuhet se ishte një objektiv afatgjatë për Interin, por Nerazzurrët kanë humbur garën ndaj Monacos, të cilët së fundmi u kurorëzuan kampion francez për herë të parë që nga viti 2000.
Arritjen e marrëveshjen në mes të talentit belg dhe kampionit të ri francez e ka konfirmuar vet skuadra e Anderlechtit, që ka theksuar se marrëveshja është arritur, por do të finalizohen edhe detajet e fundit gjatë kësaj jave.
“Youri do të largohet nga Anderlecht, ne do të bëjmë një njoftim këtë javë”, u ka thënë gazetarëve, drejtori sportiv Herman van Holsbeek, citon Tuttomercatoweb.
“Ka ende disa detaje për të përfunduar, por gjithçka duhet bërë këtë javë”, përcjell Telegrafi.
“Transferimi i tij në Monaco nuk është finalizuar 100 për qind, por ata janë definitivisht klubi që ka treguar dëshirën më të madhe për ta nënshkruar me atë”, përfundoi drejtori sportiv i belgëve. /Telegrafi/