Site icon Telegrafi

Ancelotti mohon fjalët e gjyqtarit për atë që ia tha Bellinghami

Carlo Ancelotti është shprehur shumë i indinjuar me kartonin e kuq që gjyqtari ia dha Jude Bellinghamit në ndeshjen mes Real Madridit dhe Osasunas.

Los Blancos barazuan 1-1 me kundërshtarin në kuadër të javës së 24-të në La Liga, ndërsa mesfushori anglez u përjashtua nga loja në minutën e 39-të.

“Gjyqtari nuk e kuptonte anglishten e Bellingham. Ai tha ‘shporru’ dhe nuk e ka sharë. Përkthimi në spanjisht është i ndryshëm”, deklaroi Carlo Ancelotti pas ndeshjes me Osasunas.

“Ka një problem me gjyqtarët. Në tri ndeshjet e fundit të ligës kemi pasur probleme me gjyqtarët” shtoi Ancelotti.

Bellinghamit iu dha një karton i kuq i hershëm kur u përballë me gjyqtarin gjatë lojës.

Anglezi u përjashtua pa asnjë paralajmërim nga zyrtari i ndeshjes, duke e çuar në barazimin e Realit 1-1. /Telegrafi/

Exit mobile version