LAJMI I FUNDIT:

Analizë, statistika, parashikim, formacionet e mundshme: Itali – Zvicër

Analizë, statistika, parashikim, formacionet e mundshme: Itali – Zvicër

Italia dhe Zvicra takohen në rrethin e dytë të Grupit a në kuadër të Kampionatit Evropian.

Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të luhet në stadiumin ‘Stadion Olimpico’ në Romë, aty edhe ku u zhvillua ndeshja hapëse e Euro 2020.

Azzurët sinjalizuan startit e Kampionatit Evropian ën takimin me Turqinë, derisa fituan me rezultat 3-0.


Foto: WhoScored

Në anën tjetër, Zvicra e shqiptarëve nuk e startoi edhe aq mirë, duke barazuar 1-1 me Uellsin.

Italia për këtë takim do të ketë mungesën e Lorenzo Pellegrinit, derisa Marco Verratti, Domenico Berardi dhe Alessandro Florennzi janë në dyshime.

Zvicra në anën tjetër ka të gjithë lojtarët në dispozicion dhe do të kërkojë t’i marrë tre pikët e plota.

Italia

Florenzi është parë duke u stërvitur ndaras nga pjesa e tjetër e skuadrës dhe nuk duket se do mund të luajë në këtë takim. Giovani Di Lorenzu i Napolit pritet të startojë si mbrojtës i djathtë.

Locatelli kishte shansin që të startonte në ndeshjen hapëse, derisa në këtë takim me gjasë do të jetë në bankën rezervë.

Verratti është stërvitur normalisht me pjesën tjetër të skuadrës, derisa pritet të startojë edhe pse ka ende dyshime për të.

Federico Chiesa dhe Federico Bernardeschi shpreson që Domenico Berardi mos të startojë për shkak të një lëndimi jo serioz, mirëpo njëri nga ta do të luante, edhe pse Roberto Mancini mund të luajë me treshen që i solli fitoren 3-0 ndaj Turqisë.

Zvicra

Breel Embolo pritet të startojë në këtë takim, sidomos pas golit të shënuar ndaj Uellsit.

Trajneri i Helvetikëve, VLadimir Petkovic pritet që ta rikthejë Denis Zakarian në formacionin startues.

Haris Seferovic do të startojë po ashtu ndaj Azzurëve, edhe pse nuk shfaqi shumë në barazimin ndaj Uellsit.

Statistika

Italia ka fituar 11 ndeshjet e tyre të fundit (Kampionati Evropian).

Italia ka shënuar së paku dy gola në 11 ndeshjet e tyre të fundit (Kampionati Evropian).

Italia ka barazuar në tri takimet e fundit kundër Zvicrës në të gjitha garat.

Janë shënuar mbi 2.5 gola në nëntë nga dhjetë ndeshjet e fundit të Italisë (Kampionati Evropian).

View this post on Instagram

A post shared by Telegrafi Sport (@telegrafisport)

Italia ka barazuar si në pjesë të parë ashtu edhe në të dytën në tre takimet e fundit me Zvicrën në të gjitha garat.

Zvicra është e pamposhtur në 14 nga 15 takimet e fundit (Kampionati Evropian).

Italia ka një mesatare nën 3.5 gola ndaj Zvicrës në tre ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

Parashikim: Italia pritet që të fitojë me dy gola diferencë ndaj Zvicrës.

Formacioni i mundshëm i Italisë: Donnarumma, Spinazzola, Chiellini, Bonucci, Lorenzo, Barella, Jorginho, Verratti, Insigne, Berardi, Immobile.

Formacioni i mundshëm i Zvicrës: Sommer, Akanji, Schar, Elvedi, Mbabu, Xhaka, Zakaria, Rodriguez, Shaqiri, Seferovic, Embolo. /Telegrafi/

Foto: WhoScored

Luani dhe fitoni shpërblime këtu >

Më shumë lajme nga kampionati Euro 2020 >

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

La Liga

"Ata nuk përfaqësojnë vlerat e klubit" - Werder Bremen përjashton Ozilin dhe Wiesen nga ndeshja me legjenda për nderë të Diegos

Bundesliga
Çmenduri në “Wanda Metropolitano” - Barcelona kthehet nga humbja brenda 20 minutash , duke marr fitore me aromë titulli

Çmenduri në “Wanda Metropolitano” - Barcelona kthehet nga humbja brenda 20 minutash , duke marr fitore me aromë titulli

La Liga
Dy humbje poshtëruese radhazi të Juventusit, drejtori sportiv i bardhezinjëve befason me deklaratën për Thiago Mottan

Dy humbje poshtëruese radhazi të Juventusit, drejtori sportiv i bardhezinjëve befason me deklaratën për Thiago Mottan

Serie A
Arritje historike, Kosova U18 kualifikohet në Kampionatin Botëror

Arritje historike, Kosova U18 kualifikohet në Kampionatin Botëror

Hendboll
Tuchel bën një ndryshim të detyrueshëm në listën e lojtarëve të ftuar të Anglisë

Tuchel bën një ndryshim të detyrueshëm në listën e lojtarëve të ftuar të Anglisë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori