Vedat Muriqi është duke kaluar nëpër një moment fantastik te Fenerbahce.

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës ka shënuar edhe golin e dytë në kampionat në po aq ndeshje.


Muriqi realizoi golin e barazimit ndaj Istanbul Basaksehir, ku në fund Fenerbahce fitoi me rikthim 1-2.

Prizrenasi ka marrë lëvdata të mëdha edhe nga analistët e futbollit në Turqi.

Senad Ok ka thënë se reprezentuesi kosovar u kërkua nga tri skuadrat e mëdha turke, ndërsa beson se pas dy vitesh mund ta shesin në 20 milionë euro.

“Vedat Muriqin e kanë kërkuar tri ekipet e mëdha turke, Fenerbahçe, Besiktas dhe Galatasaray. Me trajnerët e këtyre klubeve kur kam folur e kanë vlerësuar lartë lojtarin. Ata më kanë thënë që lojtarin pas dy vitesh mund ta shesim 20 milionë euro”, Senad Ok.

fenerbahce basaksehir fenerbahce sevinc 08242019 octq1l4p66zh19v5uzz3dezc8

Ndërkohë, Sinan Engin ka pohuar se sulmuesi prizrenas po luan me zemër dhe se e njeh mjaftë mirë kampionatin turk.

“Muriqi po luan me zemër. Shihet se e njeh ligën tonë. Ai do të shënojë shumë gola këtë sezon”, deklaroi Engin.

Në dy ndeshjet e para në kampionatin turk, Muriqi ka shënuar dy gola dhe ka marrë lëvdata të mëdha për lojën e tij. /Telegrafi/

68880592 409964369624823 8473182434408529920 n 1

telegrafi sport app