Please enter at least 3 characters.

Zyrtarizohet Ushtria e Kosovës, presidenti Thaçi dekreton ligjet për ushtrinë

2018/12/2.-Presidenti-dekreton-ligjet-që-zyrtarizojnë-krijimin-e-Ushtrisë-së-Kosovës.jpg

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka nënshkruar sot tri ligjet që mundësojnë transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri.

Thaçi sot në prani të komandantin të FSK-së, Rrahman Rama dhe të ushtarëve të FSK-së dekretoi tri ligjet, atë të Ministrisë së Mbrojtjes, ligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Ligjin për Shërbim në FSK, raporton Telegrafi.

Presidenti i vendit uroi të gjithë qytetarët për transformimin e FSK-së dhe falënderoi mbështetësit si SHBA dhe të gjitha shtetet tjera aleate në këtë ditë të rëndësishme të zyrtarizimit të Ushtrisë së Kosovës, me dekretimin e ligjeve.

"Ky dekret hyn në fuqi në datën e nënshkrimit... Edhe njëherë urime Ushtria juve ushtarë, ushtarake, oficerë, nënoficerë", tha presidenti.

Ndryshe, tri ligjet janë miratuar në Kuvendin e Kosovës në lexim të dytë më 14 dhjetor në 2018. /Telegrafi/