Zyrtare: Pas tre muajve, shkarkohet Cannavaro
12/02/2016
Cannavaros i ishin ofruar 22 ndeshje për të ndihmuar Al-Nassr të ruajë kurorën e kampionit të Arabisë Suaidte, por puna e tij u ndërpre pas vetëm 12 ndeshjeve, pas një humbje me rezultat 4-3 nga skuadra e tretë nga fundi i tabelës, Najran.
Ish-mbrojtësi i Juventusit, i cili u largua prej kampionëve kinez të Guangzhou Evergrande gjatë muajit qershor të vitit të kaluar, mori kontrollin e ekipit arab në muajin tetor, pas largimit të Jorge da Silva.
Al-Nassr pozicionohet në vendin e gjashtë në renditjen tabelore, përkatësisht ka rreth 18 pikë më pas se lideri Al Hilal. /Telegrafi/


