Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Drita bën goditjen e madhe, Blend Baftiu nënshkruan me gjilanasit

2022/06/284993227_1658595171191641_5993453938748490778_n.jpg

Drita ka vazhduar me përforcime në afatin kalimtar veror.

Nënkampioni i Kosovës ka arritur të transferojë njërin nga mesfushorët më të mirë në Kosovë viteve të fundit, Blend Baftiun.

24-vjeçari ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me gjilanasit me mundësi vazhdimin edhe për një vit tjetër.

Ish-lojtari i Prishtinës dhe Ballkanit është prezantuar te Drita nga drejtori sportiv Valon Zymberi.

Njoftimi i plotë i klubit bardhekaltër:Blend Baftiu bardh e kaltërFC DRITA dhe futbollisti, Blend Baftiu kanë zyrtarizuar kontratë për 2+1 vjet me mundësi vazhdimi.Ish-kapiteni i Ballkanit, Blend Baftiu është lojtari ynë më i ri për të përforcuar repartin ofanziv te FC DRITA.Blendi do të jetë pjesë e rrugëtimit tonë duke filluar nga ndeshjet e Evropës.Blend Baftiu ka zhvilluar 121 parqitje me Ballkanin, gjersa ka qenë edhe pjesë e FC Prishtina.