Zyrtare: Deulofeu lojtar i Watfordit
Watford e ka kompletuar blerjen e Gerard Deulofeu nga Barcelona me kontratë për pesë vite.
Të dy klubet e kanë konfirmuar se është arritur marrëveshje për 13 milionë euro me ish-lojtarin e Evertonit dhe Sevillas,
Në kontratën e re parashihen edhe 3 milionë euro bonuse.
Deulofeu e kaloi gjysmën e dytë të sezonit të kaluar në huazim në Watford, duke bërë shtatë paraqitje në Ligën Premier dhe duke shënuar një gol, kundër Chelseat.
Produkti i të rinjve të Barcelonës kaloi në huazim në Everton në sezonin 2013/2014.
Pas 18 muajve të kaluar në Everton, Deulofeu përfundoi sezonin 2016-17 në huazim me AC Milan.
Ai u kthye në Barcelonë verën e kaluar kur katalanasit aktivizuan një klauzolë blerjeje.
Megjithatë, ai shënoi vetëm dy herë në 17 paraqitje për katalanasit dhe u largua drejt Watford, ku menaxhohej nga ish drejtuesi i Malagës, Javi Gracia. /Telegrafi/


