Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Albian Ajeti lë Beselin, kalon te klubi tjetër zviceran

Sulmuesi shqiptar Albian Ajeti ka ndryshuar skuadër në Zvicër, duke u larguar nga Baseli për t’iu bashkuar Luganos.

29-vjeçari ka kaluar te skuadra tjetër e elitës zvicerane në formë huazimi deri në fund të sezonit, ndërsa Lugano ka siguruar edhe opsionin për blerjen e tij në fund të huazimit.

Ajeti është produkt i akademisë së Baselit, ndërsa gjatë karrierës ka luajtur edhe për Augsburgun, St. Gallenin, West Hamin, Celticun dhe Sturm Grazin.


Në vitin 2024 u rikthye për herë të tretë te Baseli, ndërsa ka fituar edhe titullin.

Në nivel ndërkombëtar, Ajeti ka përfaqësuar Zvicrën në 11 ndeshje, duke shënuar një gol. /Telegrafi/