Zyrtare: Ahmeti largohet nga Prishtina
13/12/2014
Ahmeti pas tetë viteve e gjysmë, ka vendosur të ‘divorcohet’ me skuadrën e Bylbyl Sokolit.
Ahmeti përmes profilit të tij në Facebook, ka bërë të ditur se është larguar nga FC Prishtina. Ai ka falënderuar drejtuesit e klubit, trajnerët, bashkëlojtarët si dhe tifozët e Prishtinës ‘Plisat’.
“Nga sot nuk jam më lojtar i FC Prishtinës. I falënderoi gjithë kryesinë e klubit, falënderoi trajnerët e mëparshëm që kam punuar më ta, falënderoi të gjithë bashkëlojtarët, falënderim i veçantë për tifozët e mrekullueshëm ‘Plisat’ që më kanë përkrahur për tetë vite e gjysmë. Ishte kënaqësi për mua që të fitojmë së bashku gjithë trofetë më këtë klub”, ka shkruar Ahmeti. /Telegrafi/


