Please enter at least 3 characters.

Zyrtare: Ahmet Haliti transferohet te Trepça ‘89

2023/01/323048413_747076676780634_7626152989911466063_n-e1674132396670.jpg

Ahmet Haliti është rikthyer në elitën e futbollit kosovar.

Qendërmbrojtësi i njohur karrierën do ta vazhdoj në Mitrovicë, pasi sot është prezantuar nga Trepça ’89.

Ka qenë faqja zyrtare e ‘Minatorëve’ që ka konfirmuar marrëveshjen e arritur me Halitin.

Njoftimi i plotë nga Trepça ’89:Haliti i u bashkohet Minatorëve në rrugëtimin drejt sukseseve.Trepça’89 njofton për arritjen e marrëveshjes me futbollistin e mirënjohur Kosovar Ahmeti Haliti.Haliti njihet për eksperiencën e tij në futbollin Kosovar ku ka qenë pjesë e ekipeve si Kf Hysi, FC Prishtina, KF Feronikeli dhe KF Llapi, gjithashtu trofetë nuk i mungojnë në karrierë ku gjithsej ka pesë: 1 titull kampioni, 3 Kupa te Kosovës dhe 1 Superkupë.Ahmeti gjithashtu ka luajtur edhe në Kampionatin Shqiptar. Halitit i urojmë shumë suksese në fanellën gjelbërtebardhë. /Telegrafi/