Please enter at least 3 characters.

Zoe Cristofoli është e dashura e re e Theo Hernandezit

2020/02/zoetheo.jpg

Futbollisti spanjoll, Theo Hernandez, pas kalimit në Itali duket se e ka gjetur edhe të dashur të re.

Zoe Cristofoli është modelja dhe personaliteti me ndikim në rrjetet sociale, e cila ia ka rrëmbyer zemrën lojtarit të Milanit.

Sportmediaset raporton se Theo dhe Zoe janë fotografuar bashkë nga paparacit në një restorant në qendër të Milanos.

Ndërkohë, në profilin e Cristofolit në Instagram, ku numëron afro gjysmë milion ndjekës, bukuroshja ka disa poza të publikuara, në të cilat i ka treguar tatuazhet e shumta në trupin e saj.

Ka pasur thashetheme se 22-vjeçari ka qenë në një lidhje të shkurtër me Elisa De Panicis, por e gjitha ka përfunduar dhe ai ka vazhduar tutje. /Telegrafi/