Please enter at least 3 characters.

Zjarri ktheu në hi pyjet e Gramshit, të gjitha vatrat janë fikur - banorët kthehen në banesat e tyre

Është vënë në kontroll situata në Gramsh, të gjitha vatrat e zjarrit tashmë janë fikur dhe banorët po kthehen në shtëpitë e tyre.

Strukturat e emergjencave kanë kërkuar që të mbahet nën kontroll çdo vatër, pasi rreziku i riaktivizimit ekziston edhe pas fikjes, raporton Tch.

Roje pylli, zjarrfikës e vullnetarë vijojnë të jenë të shpërndarë në terren për çdo riaktivizim të mundshëm.

Nga ana tjetër, po punohet për rikthimin e energjisë elektrike dhe ujit në fshatrat e prekur.