Zjarr në një lokal në Gjakovë, shaktohen dëme të konsiderueshme materiale
20/07/2025
Një lokal në Gjakovë, që shërbente për marketing dhe printime është përfshirë nga zjarri në orët e para të mëngjesit, në rrethana ende të paqarta.
Menjëherë pas raportimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipet e zjarrfikësve të cilat kanë arritur ta lokalizojnë dhe vënë nën kontroll zjarrin, duke parandaluar përhapjen e mëtejme të flakëve.
Sipas autoriteteve, zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, përfshirë pajisje të ndryshme të lokalit.
Rasti është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe është nën hetime nga njësitet policore. /Telegrafi/


