Please enter at least 3 characters.

Zjarr në kabllot e energjisë, flakët rrezikojnë pallatin e banuar në Gjirokastër

2023/10/ZSRG-1.jpg
10:"Webeditor3

Një zjarr i shkaktuar nga kabllot e energjisë elektrike ka rrezikuar të përfshijë një pallat banimi në qytetin e Gjirokastrës ndërsa flakët kërcënuan jetën e banorëve.

Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e sotme, rreth orës 20.00, në një pallat në lagjen "Granicë".

Mbingarkesa në rrjetin e energjisë shkaktoi lindjen e zjarrit në kabinën elektrike të pallatit, e cila u përfshi nga flakët. Tymi dhe bloza shkaktuan frikë dhe panik tek banorët që braktisën apartamentet duke u grumbulluar në sheshin në hyrje të pallatit.

Ndërhyrja në kohë e Shërbimit Zjarrfikës dhe punonjësve të OSHEE bëri të mundur lokalizimin, shuarjen e zjarrit si dhe evitoi përhapjen e flakëve në brendësi të pallatit./euronewsalbania/