Please enter at least 3 characters.

Zjarr në burgun e Idrizovës, shkaktohet vetëm dëm material

2018/07/Burgu-Idrizoves.jpg

Zjarr ka shpërthyer në orët e sotme të mëngjesit në burgun e Idrizovës, njoftojnë nga Brigada Zjarrfikëse e Shkupit.

Zjarri ka shpërthyer pas orës 04:00 të mëngjesit të sotëm. Zjarrfikësit kanë informuar se zjarri është kapluar në pullaz. Për shuarjen e zjarrit është intervenuar me një makinë dhe katër zjarrfikës.

Dëmi i shkaktuar është vlerësuar rreth 15.000 denarë, ndërsa situata është vënë nën kontroll pas rreth një ore./Telegrafi/