Please enter at least 3 characters.

Zhegrova i jashtëzakonshëm, futet në fund dhe realizon dy gola për t'i dhënë fitoren Lilles

2022/09/GetPaidStock.com-6314aa53aad7f.jpg
118:"Edon Zhegrova LOSC FOOTBALL : Lille vs Nice - Ligue1 - 31/08/2022 JBAutissier/Panoramic PUBLICATIONxNOTxINxFRAxITAxBEL
15:"IMAGO/PanoramiC

Edon Zhegrova ka festuar dy ditë më parë ditëlindjen e 24-të, por ai sot i ka bërë vetës dhuratë dy gola.

Sulmuesi kosovar ka qenë në bankën rezervë në sfidën Lille - Lorient, derisa inkuadrimi i tij erdhi në minutën e 82-të, pranë rezultatit baras 1-1.

Ishte minuta e 89-të e ndeshjes, kur reprezentuesi kosovar u asistua nga Gomes dhe realizoi për epërsinë e Lille 2-1.

E dy minuta më vonë, më saktësisht në 90+1, prishtinasi gjeti golin e dytë personal në këtë duel pas asistimit nga Bayo.

Me dy golat e sotëm, Zhegrova shkon në kuotën e tre golave dhe katër asistimeve në elitën e futbollit francez. /Telegrafi/