Zhduket një vajzë në Malishevë, rasti po hetohet
Foto: Ilustrim
07/08/2026
Një person ka raportuar se vajza e tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për fatin e saj.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 22:00, në Malishevë.
Tutje bëhet e ditur se rasti është nën hetime.
“Malishevë 06.08.2026 – 22:00. Ankuesi mashkull kosovar raporton se vajza e tij e mitur ka dalur nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për fatin e sajë. Rasti nën hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/


