Zhduket një grua në Gjilan - policia në kërkim
14/05/2025
Një grua është raportuar si e zhdukur në Gjilan dhe ende nuk ka informacione për vendndodhjen e saj.
Policia ka bërë të ditur se rasti është paraqitur të mërkurën rreth orës 07:40, kur është raportuar largimi i saj nga shtëpia.
“Sipas raportit, viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet se ku ndodhet,” thuhet në njoftimin e policisë.
Autoritetet policore kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e zhdukjes. /Telegrafi/


