Please enter at least 3 characters.

Zgjuarsia e Dinamo Zagrebit në lidhje me Amir Rrahmanin – Nga transferimi te Napoli, fitojnë të njëjtën shifër për sa u shit te Verona

2020/01/Insigne-Rrahmani-1-e1579363646786.jpg
261:"NAPLES, ITALY - OCTOBER 19: Lorenzo Insigne of SSC Napoli vies with Amir Rrahmani of Hellas Verona during the Serie A match between SSC Napoli and Hellas Verona at Stadio San Paolo on October 19, 2019 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)
12:"Getty Images

Dinamo e Zagrebi ka vepruar në mënyrën e duhur me Amir Rrahmanin, duke mbajtur përqindje në kartonin e tij, përveç shitjes për dy milion euro.

Bëhet fjalë për 10 për qind të kartonit, duke e bërë skuadrën kroate që të përfitojë të njëjtën shifër nga shitja e Veronës drejt Napolit, po aq sa në kohët kur e kishte Dinamo dhe e largoi drejt Serisë A.

Bëhet fjalë për një shifër që shkon afërsisht te 1.4 milionë euro më saktësisht, pasi Napoli e bleu mbrojtësin shqiptar për 14 milionë euro, përcjell Sportekspres.

Pra një politikë e duhur e ndjekur nga gjigantët kroatë, që nuk mund t’u shpëtonte nga duart një rast i tillë dhe kanë eksperienca të mëparshme me talentet që nxjerrin, për të marrë të ardhura prej tyre dhe pse nuk i zotërojnë më.

Ndryshe, Rrahmani do të mbetet te Verona deri në fund të sezonit, ndërsa në verë do të kalojë te Napoli.