Zgjerimi i linjave ajrore, ministri Basha takon përfaqësues të Wizz Air
16/04/2026
Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha sot ka takuar përfaqësues të avio-kompanisë Wizz Air.
Në njoftim bëhet e ditur se në takim është diskutuar për mundësitë e hapjes së linjave të reja ajrore dhe rritjen e ndërlidhjes me qytetet evropiane.
“Qëllimi ynë është i qartë, ashtu që të ketë më shumë destinacione, më shumë frekuencë dhe më shumë mundësi për qytetarët tanë që të lëvizin lirshëm dhe me kosto të përballueshme”, theksoi ministri Basha.
Tutje u tha se zhvillimi i transportit ajror mbetet prioritet, duke ndikuar drejtpërdrejt në mobilitet, ekonomi dhe turizëm. /Telegrafi/


