Zgjatet afati për aplikim për pagesa direkte në mbështetje të fermerëve në Leposaviq
30/04/2025
Është zgjatur afati për aplikim përmes programit të pagesave direkte, në mbështetje të fermerëve në Leposaviq.
Kështu ka njoftuar Komuna e Leposaviqit, shkruan Telegrafi.
Në njoftim thuhet se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e ka zgjatur këtë afat deri më 19.05.2025, në orën 16:00.
"Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, në mbështetje të fermerëve përmes programit të pagesave direkte për vitin 2025, zgjatë afatin për aplikim deri më 19.05.2025 në ora 16:00 (e hënë)", thuhet në njoftim. /Telegrafi/


