Zëvendësimi i deputetëve të Listës Serbe, këta janë 10 personat e rekomanduar nga KQZ-ja
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e mbajtur sot ka diskutuar për zëvendësimin e deputetëve të dorëhequr nga radhët e komunitetit serb.
Në këtë mbledhje, KQZ miratoi rekomandimin e kandidatëve të radhës për zëvendësimin e dhjetë deputetëve të Listës Serbe.
“Bazuar në kërkesën e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani të dorëzuar më 8 nëntor 2022, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke vepruar në pajtim me nenin 112 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në lëndët KI45/20 dhe KI46/20, rekomandon nëntë (9) kandidatët e radhës nga subjekti politik “Lista Serbe” dhe një (1) kandidat nga subjekti politik GI Za Slobodu Pravdu i Opstanak – GI SPO, të certifikuar në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat janë mbajtur më 14 shkurt 2021”, u tha gjatë mbledhjes.
Më poshtë ua sjellim emrat e deputetëve të dorëhequr të Listës Serbe dhe emrat e propozuar për zëvendësim:1. Slavko Simiq propozohet të zëvendësohet me Milan Kostiq nga Lista Serbe2. Igor Simiq propozohet të zëvendësohet me Zoran Maksimoviq nga Lista Serbe3. Miljana Nikoliq propozohet të zëvendësohet me Olivera Zdravkoviq nga Lista Serbe4. Zoran Mojsiloviq propozohet të zëvendësohet me Milan Joksimoviq nga Lista Serbe5. Verica Çeraniq propozohet të zëvendësohet me Ksenija Bozoviq nga Lista Serbe6. Branislav Nikoliq propozohet të zëvendësohet me Rados Mihajloviq nga Lista Serbe7. Milosh Pervoviq propozohet të zëvendësohet me Nenad Radenkoviq nga Lista Serbe8. Ljubinko Karadzhiq propozohet të zëvendësohet me Svetislav Jokiq nga Lista Serbe9. Jasmina Dediq propozohet të zëvendësohet me Biljana Maksiq nga Lista Serbe10. Dragana Antonijeviq propozohet të zëvendësohet me Cvetko Veljkoviq nga GI SPO
Më 5 nëntor 2022, Lista Serbe njoftoi për largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës, ndërkaq me 7 nëntor edhe zyrtarisht dorëzuan mandatet e deputetëve në Kuvendin e Kosovës.
Paralajmërimet e Listës Serbe për largim nga institucionet e Kosovës kanë ardhur pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, i cili ka refuzuar që të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në RKS – Republika e Kosovës. /Telegrafi/


