Please enter at least 3 characters.

Zbulohet se sa do të zgjasin episodet e sezonit të fundit të “Stranger Things”

Foto: Netflix

Publikimi i sezonit të pestë dhe të fundit të serialit të Netflix-it, “Stranger Things”, po afron dhe fansat mezi presin çdo informacion të ri.

Pas një pushimi të gjatë që nga sezoni i katërt, i cili u shfaq premierë në vitin 2022, më në fund janë zbuluar detaje të reja rreth kohëzgjatjes së episodeve të para, raporton Just Jared.

Gjatë pritjes së gjatë, shpesh njoftohej se episodet e sezonit të fundit do të ishin "të gjata filmash", gjë që rriti më tej pritjet.

Foto: YouTube

Si kujtesë, sezoni i pestë pritet të dalë në tre pjesë gjatë sezonit të festave në fund të vitit.

Pjesa e parë do të dalë më 26 nëntor, e dyta në Krishtlindje dhe e treta në natën e Vitit të Ri.

Zbulohet kohëzgjatja e episodeve të para

Një nga krijuesit e serialit, Ross Duffer, së fundmi ndau kohëzgjatjen e saktë të katër episodeve të para.

Episodi 1: The Crawl - 1 orë e 8 minuta

Episodi 2: The Vanishing of (Redacted) - 54 minuta

Episodi 3: The Turnbow Trap - 1 orë e 6 minuta

Episodi 4: Sorcerer - 1 orë e 23 minuta

Edhe pse tre nga katër episodet janë më të gjata se një orë, shumë prej tyre kanë shprehur zhgënjim që kohëzgjatjet nuk janë në përputhje me njoftimet e episodeve ‘film’.

Episodi i dytë, i cili zgjat më pak se një orë, është veçanërisht i rëndësishëm. /Telegrafi/

- YouTubewww.youtube.com