Please enter at least 3 characters.

Zbulohet oferta e CSKA Moskës për Muriqin, Lazio gati ta shes yllin e Kosovës

2022/01/GetPaidStock.com-61e1305eb024c.jpg
206:"ALBIN EKDAL Sampdoria, Vedat MURIQI Lazio during UC Sampdoria vs SS Lazio, italian soccer Serie A match in Genova, Italy, December 05 2021 PUBLICATIONxINxGERxSUIxAUTxONLY Copyright: xDaniloxVigox/xIPAx/xx 0
37:"imago images/Independent Photo Agency

Vedat Muriqi do të largohet nga Lazio gjatë afatit kalimtar të janarit dhe kjo tanimë është e sigurt.

Por ende nuk dihet skuadra ku do të transferohet ylli i Kosovës, pasi tanimë ofertat në drejtim të Lazios për të nuk po mungojnë.

Leeds United, Hull City dhe West Bromwich Albion e duan kosovarin në Angli, derisa Fenerbahce dhe Galatasaray në Turqi.

Së fundmi garës i është bashkuar edhe gjiganti rus CSKA Moska, skuadër që ka kaluar në favorite për t'i siguruar shërbimet e Muriqit.

Kampioni i shumëfishtë i Rusisë ka gati 2,5 milionë euro për huazimin e Muriqit në janar dhe tetë milionë euro të tjera për ta blerë kartonin e tij në verë.

Një shumë prej 10,5 milionë eurove, që deri më tani është oferta më e lartë që ka ardhur në zyrat e Lazios për reprezentuesin e Kosovës.

Tare dhe Lotito po mendojnë ta largojnë Muriqin dhe kjo duket një shumë e mirë, duke marrë parasysh se Muriqi rezultoi dështim edhe pse u paguan rreth 20 milionë euro për të. /Telegrafi/