Please enter at least 3 characters.

Zbulohet këshilltari sekret i Edi Ramës

2016/01/zbulohet-k-euml-shilltari-sekret-i-edi-ram-euml-s_hd.jpg

Sipas burimeve brenda qeverisë dhe mesazheve të postuara në rrjetet sociale, 26- vjeçari, i diplomuar në Oxford, James Naish, është punësuar si këshilltar për zyrën e kryeministrit shqiptar në shtator, pasi Partia Socialiste mori pushtetin.

Gjatë nëntë muajve të shkuar, Naish ka projektuar një strategji komunikimi për 100 ditët e para në detyrë të qeverisë, duke koordinuar raportet e qeverisë, duke projektuar një model të qeverisjes së mirë për Shqipërinë dhe duke redaktuar fjalimet dhe të tjera komunikime për kryeministrin Edi Rama.

Naish shkruan në profilin e tij në rrjetin social LinkedIn se ai po koordinon ndryshimet strukturore në 170 organizata qeveritare, duke vendosur disa procese që lidhen me punën e përditshme të kryeministri, duke menaxhuar projektet e softuereve për 19 ministri dhe duke shkruar përshkrimet e punës për më shumë se 20 zyrtarë të personelit të lartë në zyrën e kryeministrit.

Mes detyrave të tij të monitorimit dhe raportimit, Naish liston edhe krijimin e përditësimin e një matrice të politikave për të ndjekur më shumë se 600 premtime elektorale, mbajtjen e raporteve për kryheministrin dhe ndjekjen e progresit hap pas hapi për 19 ministri.

Ai gjithashtu po ndihmon në ngritjen e dy zyrave të reja në Këshillin e Ministrave, një për mbajtjen e premtimeve dhe një njësi monitorimi. Përpara se të bashkohej me zyrën e kryeministrit, Naish ka punuar si analist dhe këshilltar për firmën britanike Eccenture, nga e cila ka marrë një periudhë shkëputje. I pyetur nga Balkan Insight, një zëdhënës i qeverisë, Endri Fuga, mohoi që Naish është këshilltar i kryeministrit.

Megjithatë, një burim brenda zyrës së kryeministrit, që foli në kushtet e anonimatit, konfirmoi se Naish është duke drejtuar aktualisht njësinë e dorëzimit. Naish është djali i Elizabeth Naish, motrës së vogël të Alistair Campbell.

Campbell ka punuar si këshilltar i Partisë Socialiste gjatë zgjedhjeve parlamentare të qershorit, që sollën partinë e Ramës në pushtet. PS ka pretenduar në të shkuarën se Campbell ka punuar pa asnjë kosto për qeverinë shqiptare. Megjithatë, punësimi i nipit të tij si këshilltar i qeverisë vë në pikëpyetje këto pretendime. Naish nuk është i pari i afërm i drejtuesve të laburistëve britanike që punon në Shqipëri.

Firma ligjore e gruas së Blair, Omnia Strategy, u punësua nga qeveria e mëparshme e qendrës së djathtë si këshilltare në një çështje arbitrazhi kundër Sky Ptroleum, një kompani nafte me qendër në Teksas.

Zyra e Avokatit të Shtetit nuk i është përgjigjur kërkesës së Balkan Insight për të mësuar se sa është paguar kjo firmë. /BIRN/Telegrafi/