Yllka Gashi me emocione përshkruan largimin nga Kosova: Prishtinë të dua, jo se je një qytet piktoresk apo metropol - ama je e imja
Aktorja e mirënjohur shqiptare, Yllka Gashi, ka tash e shtatë vite që është shpërngulur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ajo dhe bashkëshorti i saj, Albiani, zgjodhën New Yorkun si destinacion të përhershëm, me synim një të ardhme më të mirë për ta dhe vajzën e tyre, Nina.
E teksa ka përfunduar pushimet e saj të verës në vendlindje, Yllka me një sërë emocionesh është rinisur sërish drejt ShBA-së.
Ajo nuk hezitoi që emocionet e saj t’i ndajë me ndjekësit në rrjetin social Facebook, në një status të gjatë të shkruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”.
Mes të tjerash, aktorja e filmit “Zgjoi” kujton kohët e bukura të fëmijërisë dhe rinisë të kaluara në kryeqytet, duke theksuar se sa shumë i mungon larg vendit Prishtina e saj.
Ky është shkrimi i saj i plotë (pa ndërhyrje):Prishtinë të du!E çdo herë që marr rrugë me t’lanë e me u largu prej teje,Me shku n’shpinë tjetër - përtej Atlantikut,Ni copë e zemrës pak më thehet,E e kujtoj qysh haber s’kom pasë me e kuptu mërzinë e gurbetçarëve të familjes,Kur u përlotshin sa herë pëshëndeteshin e u nisshin për Evropë-atje ku veçse e kishin kriju jetën e re e i rritshin fmitë.Prishtinë të du,E mendja më shkon shpesh te ti,Jo që je far qyteti pitoresk ose metropol që ëndërron dikush me jetu n’ty,Ama je e jemjaEdhe bash hiq s’ka si ti!!!Me krejt mangësitë që i ki,Me aq sa ofron,Me pluhnin e verës e lloqin e vjeshtës,Trafikun e stërngarkumë,Rrugët e ngushta,E krejt behanet që i kipër mu -Je e veçantë dhe e bukur!Prishtinë të du,Se në ty jetojnë e për ty kontribojnëE edhe vujnë nga mangësitë tua,ata që m’i don loçka e zemrës-familja jeme e plot miq e dashamirë.T’du,Se n’zemrën tande jam lindë e rritë, jam shkollu, eduku e kam ndërtu karrierë,Kam njoftu gjith’far njerëzish,Me disa prej tyne kam miqësi që koha veq i ka forcu e ju ka dhanë kuptim.Në ty Prishtina jeme e kam gjetë dashninë,E në ty m’ka beku Zoti me Ninën!E në ty e kam shiju të bamit teze e hallë!Prishtinë t’du,E në ty kam përjetu shumëçka të bukurPo edhe të trishtë,Se gjenerata jeme që osht rritë në t’90-tat,I ka përjetu shkollat fillore të ndame e shkollat e mesme nëpër shpia të improvizume,Largimin e dhunshëm nga puna t’prindve,Demonstratat e studentëve,E protestat e nanave të Kosovës me nga një bukë në dorë - n’mesin e tyne edhe mama jeme,Gazin lotsjellës,Milicinë e paramilitarët,‘Racinë’ nëpër kafiqa,Slloganet “Kosova Republikë”,Besa, edhe helmimet me ujë në shkolla të mesme -plot prej kësaj gjenerate- i mbajmë n’mend.Ama, PrishtinëUnë e gjenerata jeme i kemi përjetu edhe shëtitjet nëpër korzë,E në “Gradic” Pejton,Shampitet e Elidës kur ajo ishte ndër të vetmet ambëltore n’qytet,Platon’ e “Boro Ramizit”,1 Majin në Gërmi,“Lluna Parkun” n’Dardani,Dodonën e “Talentin…”Orët Letrare në “Fjala”, “Hanin e 2 Roberëve”, në “Koha”,Kafiqat e Kurrizit,Burekat e “Bosnes” në pushim t’gjatë t’shkollës,Mbramjet e semi-maturës te Qafa…Sendviqat e “Metros” në pauzë gjatë studimeve.Përjetime t’varfnjakut kish mujtë me thanë dikush tash,Po krejt këto imtësinaE kan’pasë lezetin e vet,E janë t’papërsëritshmeSe ti qaq ke pasë takat me dhanë!Në ty Prishtina jeme,Ka jetu baba jem i dashtun ma shumë se 50 vjet, t’u t’i njoftë mirë pllamtë e kilometratE t’u kontribu në edukimin e dhjetëra gjeneratave,E prej knaqësive t’mdhaja t’fminisë,I kujtoj kohët kur m’merrte me veti te berberi në qendër e derisa ai i prente flokët, unë ulesha n’atë karrigen e naltë me kali t’argjentë.E kur ai e përfundonte qethjen,Ecshim dorë për doree te “3 sheshirat” në njanën prej atyne kioskave te vogla m’blente Kavabona ose Herba.Çfarë lezeti!!!!Ma mirë se n’Disneyland!Prishtinë, unë të duedhe për arsye se në ty e kam përjetu luftën,e frikën deri n’palcëkur me kallasha e tenka na kan’ pëzanë prej teje në 99tën,Po mandej, çlirimit tand i jam gëzu me krejt qenjen e me autobusin e parë të “refugjatëve” jam kthy në damarët tu.Të du Prishtinë,Edhe për përjetimet eRinisë së hershme,Me kaosin e frikshëm të pasluftëspër 4 vjet studime në Fakultetin e Arteve, me kushte jo t’mira,po me entuziazëm e energji bombastike,Për rolin e parë në Teatrin Kombëtar,Punën e parë në KTV,“Familjen Moderne” në studiot e RTK-së…Krejt këto-Kujtime të bukra e t’paharrushme -Që veq ti mi ke dhuru!Në ty Prishtinë,I kemi duru reduktimet qesharake të rrymës e t’ujit me vite t’tana.Me gjeneratorë që t’i shurdhonin veshtë në krejt anët e qytetit,Me reduktime t’rrymës 4, 6, 8 e besa edhe 20:4 kanihere.E ato 4 orë kur vinte rryma, punojshin veq dritat edhe aty-ktu naj “shteker”.Ama,Prej dashnisë ndaj tejee knaqësisë që po t’përjetojmë t’lirë,gajle se kishim!Prishtinë,Ti je shtëpi e shumë njerëzve që m’i don zemra,Që më merr malli për ta kur jam larg,Njerëz, për të cilët gëzohem e çlirohem kur e di që janë mirë me shëndet e rehati,Njerëz, për të cilët shqetësohem e mërzitem, kur nij që ju ka ndodhë ndonjë e papritun.E nuk po flas veq për familjen e miqtë!Kur jom n’gjinin tand,-Edhepse me bon nervoz shumë e më dëshpron shpesh-Diqysh zemra m’pushon e shpirti sikur m’qetësohet!Për ty Prishtinë e për njerëzit tu,Me merr malli,ShpeshE shumë!M’vjen pak inati kur t’shajnë e t’kritikojnëAta që jetojnë në ty,e pak e hiq mundohen me t’përmirësu,Ose ata që nuk t’i kan përjetu periudhat e stoicismit po kan përfitu prej tejen’emën t’lirisë e të zhvillimit,tu t’gulfatë e shfrytëzu në çdo aspekt.Ti s’ki faj Prishtina jeme e mirë,Se qytetarinë, edukatën e kulturën e përgjithshme nuk munesh me ja u msu krejtve që jetojnë n’ty.Ti nuk e prodhon bërllogun prej qiellit, po e ki kontribut prej “qytetarëve” tu.Mërzitna edhe kur i humbi debatet e s’kom argumente me t’mbrojtë!Ama çka gjithmonë kom me pasë për tye me ty Prishtinë,osht DASHNIA e dhembshuria!Qe 7 vjet prej s’larguT’i përjetoj kënaqësitë,sukseset,dështimet,dëshprimetE shpresat.Me ni mallëngjim, që veq ata që s’jetojnë ma n’ty e kuptojnë,Po në zemër e në mendje t’kom afër përherë e kur përmallohem fortt’i kujtoj veq të mirat.Se je e jemjaE s’ka edhe njo si ti!Prishtina jemeTë pafsha ma mirë,Ma të pastër,Ma të organizume,Me kerre ma pak,E gjelbërim ma shumë!Me ndërtesa ma me shije,Me pluhun minimal,Me vende atraksioni për fëmijë, pleq e gra shtatzana,Me qytetarë të vetdijshëm që prona publike duhet me u rujtë e mbrojtë se ju takon krejtve.T’pafsha që po të dojnë e po ta “dinë kimetin” ata që jetojnë në ty e që marrin vendime për ty.E ti,Më pritsh me dashamirësi e ngrohtësi si gjithmonë!Prishtina jeme-Qyteti i përhimtë,Me makiatot ma t’mira n’dyje,Me rininë ma t’bukur në rajon,Me zemërgjansinë e mikpritjen ma t’madhe që dikush mundet me e përjetu.Prishtina jeme,Ku rreh zemra e mamës teme, Donës, Lilit e Adit!Ku rriten e shkollohen Dini, Lisa, Mali, Omari, Lisi, Marini, Jora…T’pafsha t’u shkëlqy e t’u lulëzu Prishtinëse për mue shumë t’tjerë si puna jeme,Ti mbetesh shtëpia që nuk i mbyllë dyrtë kurrë!Deri herën e ardhshme,Mirëmbetsh e FALEMNDERIT!/Telegrafi/


