Please enter at least 3 characters.

Ylli i RB Leipzig, Forsberg i ofrohet Unitedit

2020/02/forsberg.jpg

Mesfushori sulmues i RB Leipzig, Emil Forsberg i është ofruar Manchester Unitedit.

Sipas mediumit të njohur gjerman BILD, Unitedit i është ofruar shansi për të nënshkruar me yllin suedez, Forsberg.

Suedezi thuhet se i është ofruar për një çmim prej 17 milionë funte apo rreth 20 milionë euro, por mund të ketë një vështirësi.

Forsberg është i irrituar nga mungesa e kohës së lojës me Leipzig për momentin dhe po kërkon një largim.

Por, pretendohet se Ole Gunnar Solskjaer nuk është i sigurt nëse do ta nënshkruaj reprezentuesin suedez, i cili mund të funksionojë si numër 10 ose një anësor i majtë.

Tottenhami, Arsenali, Leicester City dhe Evertoni kanë qenë të gjithë të lidhur me 28-vjeçarin. /Telegrafi/