Ylli i PSG-së në histori të Ligës së Kampionëve, lojtari më i ri që fiton dy trofe
Mesfushori i Paris Saint-Germain, Warren Zaire-Emery, ka hyrë në historinë e futbollit evropian duke u bërë lojtari më i ri që fiton dy herë Ligën e Kampionëve.
Talenti francez arriti këtë rekord në moshën 20 vjeç, 2 muaj e 22 ditë, pas triumfit të PSG-së në finalen e së shtunës mbrëma në “Puskas Arena”.
Zaire-Emery u aktivizua nga banka rezervë gjatë kohës shtesë dhe kontribuoi për 26 minuta në fushë, ndërsa skuadra parisiene siguroi fitoren ndaj Arsenalit pas ekzekutimit të penalltive. Koha e rregullt dhe vazhdimet përfunduan me rezultat 1-1, ndërsa PSG-ja triumfoi 4-3 nga pika e bardhë.
Ky sukses shënon titullin e dytë radhazi të Ligës së Kampionëve për klubin francez, i cili kishte fituar trofeun edhe në edicionin 2024/25.
Pavarësisht moshës së re, Zaire-Emery vazhdon të konfirmohet si një nga talentët më premtues të futbollit evropian dhe një nga shtyllat kryesore të projektit afatgjatë të Paris Saint-Germain./Telegrafi/


