Please enter at least 3 characters.

Ylli britanik, dëshmi se mund të arrini linja perfekte (Foto)

2016/10/hollyhagan-e1477306055406.jpg

Holly Hagan e ka dëshmuar transformimin e pabesueshëm të trupit të saj duke bërë krahasimin me një fotografi të mëparshme.

Ish-ylli i serialit britanik, “Geordie Shore”, e ndërroi dietën dhe mënyrën e jetesës duke bërë që të ndërtonte linja fantastike trupore.

Kështu duket Holly Hagan.

Duke u treguar fansave për arritjet e saj, Holly i ka inkurajuar se mund të arrijnë forma të pëlqyeshme nëse dëshirojnë.

“Më pëlqen t’i shikoj fotografitë para dhe pas, si një kujtim se sa larg kam arritur! Pesha ime gjithmonë ka lëvizur, për shkak të orarit tim të çmendur”, ka thënë personaliteti televiziv britanik.

Ajo është zotuar t’u ndihmojë fanseve për t’i tejkaluar problemet me format e tyre.

Sekretet e saja, ajo i ka shkrua në një libër duke treguar për vështirësitë që ka përjetuar në palestër apo në refuzimin e ushqimeve dhe të njëjtën gjë vazhdon ta bëjë për t’i ruajtur linjat.

Më poshtë mund t’i shikoni edhe disa fotografi të tjera krahasuese të dukjes së saj. /Telegrafi/