Xhiro shumë interesante në futboll
Besa në Pejë pret kampioni aktual Hysin me të vetmin qellim të shënojë fitoren për t’i mbajtur shpresat që eventualisht të garojë për titull. Pejanët në tri xhirot e para nuk ka humbur asnjë duel ndaj me të drejtë llogariten të jenë favoritë edhe me kampionin. Në rast të deshtimit eventual të liderit Prishtina gjasat e Besës për të qenë ndër pertendentë potencial për titull janë më së reale.
Prishtina ka rast ideal për tu këndellur pas startit të dobët në këtë stinor në duel me Drenicën e cila mund të jetë një kundërshtar shumë i papërshtatshëm.
Liria takohet me Trepçën’89. Prizrenasit janë para sprovës së madhe të vazhdimit të serisë së rezultateve të mira në këtë kaptinë para mitrovicasve të cilët me të drejtë janë ndër kandidatët për titull të kampionit.
Vështirë shumë do ta ketë edhe Gjilani për ta mposhtur në fushën e vetë Vëllaznimin. Çdo rezultat tjetër pos fitores për Gjilanin do të jetë humbje edhe të një rasti për t’i ikur më të keqes.
Fitore pret Trepça në Mitrovicë, e cila ka rast të mirë për ta mposhtur rivalin direkt Lepencin në rrugëtim për t’i ikur zonës së rrezikshme.
Këto janë palët rivale të xhiros së 21-të , të Superligës së Kosovës në futboll: Prishtina – Drenica (e shtunë, 13:15), Liria – Trepça’89 (e shtunë, 14:00) dhe KEK-u – Drita (e shtunë 14:00), Besa – Hysi (e diel, 13:15),Gjilani – Vëllaznimi (e diel, 14:00) dhe Trepça – Lepenci (e diel, 14:00). /Telegrafi/


