Please enter at least 3 characters.

Wilder: Nuk ka burrë që e kam takuar në ring e që nuk e kam ulur në tokë

2018/03/Deontey-fk.jpg
238:"NEW YORK, NY - MARCH 03: Deontay Wilder knocks out Luis Ortiz in the tenth round of their WBC Heavyweight Championship fight at Barclays Center on March 3, 2018 in the Brooklyn Borough of New York City. (Photo by Al Bello/Getty Images)
12:"Getty Images

Kampioni i WBC në kategorinë e peshave të rënda, Deontay Wilder, është boksieri që e ka mbajtur më gjatë titullin në kategorinë e tij, mirëpo kritikët e kishin akuzuar se asnjëherë nuk ishte përballur me një sfidues të denjë.

Kjo akuzoi mori fund pas duelit ndaj Luis Ortiz. Kubanezi konsiderohej si një enigmë për boksierët. Askush nuk i dilte përpara pos nëse e kishte të domosdoshme.

(Foto: Getty Images)

Mirëpo, Wilder e mirëpriti mundësinë që të bënte ballë, ia doli me vështirësi, por triumfoi. Kampioni nga Albama e ngriti rekordin e tij në 40-0 duke fituar me nokaut teknik në raundin e dhjetë.

Para se të fitonte, Wilder ishte shumë pranë që të nokautohej, mirëpo u rikthye për t'ia shkaktuar Ortizit humbjen e parë në karrierë.

I pyetur se a pati frikë se në atë moment krize do të merrte fund rekordi i tij pa humbje, ai ka thënë jo.

(Foto: Getty Images)

"Të jem i sinqertë, jo. Ai më godiste me grushte, por nuk ishte vështirë. Nuk dhembnin. Secilën herë që më godiste, ma humbte baraspeshën. Thjesht u desh që ta rimerrja veten".

"Nuk ka burrë që e kam takuar në ring dhe nuk e kam ulur në tokë", ka thënë Wilder. /Telegrafi/