Please enter at least 3 characters.

Wenger vazhdon të besojë në titull

2016/03/ArseneWenger.jpg

Arsene Wenger beson se Arsenali ende ka gjasa ta fitojë Ligën Premier, përkundër se ka mbetur tetë pikë prapa Leicester Cityt.

Topçinjtë luajtën baras (2-2) në derbin ndaj Tottenhamit, gjë që i shërbeu liderit  që e mposhti Watfordin në fundjavë.

Ekipi i francezit është duke pritur qe 12 vite për titull dhe trajneri vazhdon të shpresojë për ta fituar kampionatin këtë edicion.

“Kampionati është larg përfundimit. E kemi mposhtur dy herë Leicesterin... Ne nuk do të dorëzohemi në kampionat. Do të luftojmë deri në fund”, ka deklaruar Wenger.

Ndeshja e radhës e Arsenalit është në Kupën FA kundër Hull Cityt, ndërsa brenda 11 ditëve të ardhshme do të zhvillojë katër takime – duke përfshirë edhe ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës. /Telegrafi/