Please enter at least 3 characters.

Wenger pretendon se Liverpooli po krijon 'problem' me kontratën e Salah

2022/04/salah-wenger.jpg

Arsene Wenger pretendon se Liverpooli po i bën një problem vetes me situatën e kontratës së yllit egjiptian, Mohamed Salah.

Egjiptiani nuk i ka rinovuar kushtet për një marrëveshje që skadon në fund të sezonit të ardhshëm.

Ka një shans që Salah të shitet këtë verë, nëse ai nuk e angazhon të ardhmen e tij te Reds para mbylljes së afatit kalimtar.

Kjo situatë ka bërë që Wenger ta paralajmëroj Liverpoolin, duke i treguar se po krijon një problem me kontratën e egjiptianit.

“Kjo zgjidh një problem dhe krijon një tjetër”, ka thënë fillimisht Wenger për beIN SPORTS në lidhje me mundësinë e rinovimit të Salah me një rritje masive të pagës.

“Ju jeni ndonjëherë në këtë pozicion - thoni se duhet të bëj maksimumin për ta mbajtur këtë lojtar, duke e ditur që lojtarët e tjerë nuk janë larg tij. Por, nuk keni më para të mjaftueshme për të kënaqur lojtarët e tjerë sepse keni shpenzuar gjithashtu shumë për këtë”.

“Salah ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm, dhe që kur ka ardhur në Liverpool, çdo vit ai ka qenë më i mirë, kështu që ai e meriton kontratën e tij”.

“E vetmja gjë është që, pasi ata të arrijnë në moshën 30-vjeçare, gjithmonë është 'sa kohë do t'i nënshkruani', sepse më të paguarit tashmë kanë kaluar kulmin e tyre”, përfundoi francezi. /Telegrafi/