Please enter at least 3 characters.

Wenger mohon lajmet se do të jetë trajner i ardhshëm i Milanit

2018/11/Arsene-Wenger-e1541594111880.jpg
274:"LONDON, ENGLAND - OCTOBER 09: Former Arsenal Manager, Arsene Wenger, speaks after receiving the Lifetime Achievement Award during the Leaders Sport Awards at the Natural History Museum on October 9, 2018 in London, England. (Photo by Henry Browne/Getty Images for Leaders)
24:"Getty Images for Leaders

Në javët e fundit është folur shumë se Arsene Wenger do të jetë trajneri i ardhshëm i Milanit.

Por, këto raportime i ka mohuar tekniku francez, duke i quajtur 'lajme të rreme'.

"Gjeja e vetme që mund të them është se ato janë lajme të rreme", ka thënë Wenger për BeIN Sports.

"Nëse do të nënshkruaj me dike, do t'iu them. Aktualisht jam i fokusuar të bëjë mirë me BeIN Sports dhe kjo nuk është e thjeshtë”, ka shtuar ish-trajneri i Topçinjve.

Milani aktualisht është në vendin e katër në Serie A, por Gennaro Gattuso nuk shikohet si trajneri ideal për projektin e madh të së ardhmes.

Wenger është një nga trajnerët me provojë në botën e futbollit.

Sa ishte pjesë e Arsenalit ka fituar Ligën Premier tre herë, FA Cup shtatë herë dhe po aq shumë FA Community Shield. /Telegrafi/