Please enter at least 3 characters.

VW: E ardhmja është elektrike

Prodhuesit e automjeteve “po marrin frymë lirshëm” tani që Komisioni Evropian po propozon të anulojë ndalimin e shitjes së automjeteve të reja me motorë me djegie të brendshme që nga viti 2035.

Megjithatë, kompanitë do të duhet të ulin ende emetimet me 90% krahasuar me nivelet e vitit 2021.

Edhe para mesit të dekadës së ardhshme, prodhuesit duhet të përmbushin objektiva më të rrepta për emetime, e fundit prej të cilave hyri në fuqi këtë vit.

Nga viti 2030 e tutje, rregullat e lojës do të bëhen edhe më të rrepta.

Duke pasur parasysh këtë, Volkswagen po paralajmëron se veturat e vogla me benzinë nuk kanë të ardhme në Evropë.

Drejtori ekzekutiv i markës tha se modele të tilla si Polo do të bëhen tërësisht elektrike.

“E ardhmja në këtë segment është elektrike”, tha Thomas Schafer.

Edhe pse VW nuk do të investojë në vetura të vogla të reja me motorë me djegie të brendshme, modelet aktuale me motor me djegie të brendshme do të mbeten në treg. /Telegrafi/