Please enter at least 3 characters.

Vuçuroviq edhe zyrtarisht në Sigal Prishtina

2016/01/vu-ccedil-uroviq-edhe-zyrtarisht-n-euml-sigal-prishtina_hd.jpg

Vuçuroviq ka lindur me 17 maj 1980 në Budvë të Malit të Zi. Është i gjatë 203 centimetra dhe mbulon pozitat 3 dhe 4. Ai luajti në disa prej ekipet më të mira në Ballkan, si: MZT Skopje, Feni Industries, KK Teodo, dhe së fundmi në SCM U Craiova. Pra, ka eksperiencë të madhe në Ligën Adriatike si dhe në Ligën Ballkanike (tri vite me radhë), krahas kampionateve shtetërore ku ai mori pjesë.

Në debutimin e tij në Ligën Ballkanike në sezonin 2012/2013, Vuçuroviq kishte 11.67 pikë dhe 3 kërcime për ndeshje. Sezonin e kaluar - deri sa ai luajti për KK Teodon - në 17 ndeshje kishte 15.53 pikë për ndeshje, 4 kërcime, si dhe 1.8 topa të vjedhur për ndeshje.

Këtë sezon ai u aktivizua të SCM U Craiova dhe për katër ndeshje sa i zhvilloi, ai kishte 12.75 pikë për ndeshje, 1.5 asistime dhe 5.25 kërcime.

“Vuçuroviq sipas të gjitha gjasave do të luajë të mërkurën kundër ish-ekipit të tij, SCM U Craiova, pasi që sapo kemi aplikuar në BIBL për ta regjistruar”, njofton përmes Facebookut, Sigal Prishtina. /Telegrafi/