Please enter at least 3 characters.

Vuçiq: Do t’i kërkojmë KFOR-it ta lejojë hyrjen e ushtrisë serbe në Kosovë - e dimë që do të refuzohet

2022/11/1-229-e1670698545171.jpg
398:"Beograd, 21. novembra 2022 - Predsednik Srbije Aleksandar Vucic rekao je veceras, po povratku iz Brisela sa razgovora koji su imali za cilj pokusaj pronalazenja resenja za situaciju na severu Kosova, rekao da je ponosan na delegaciju Srbije koja je doputovala sa jasnom namerom da razgovara i dogovara se, da pristane na kompromise i po svaku cenu pokusa da sacuva mir. FOTO TANJUG/ RADE PRELIC/ bg
6:"TANJUG

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë një adresimi ka folur për arrestimin e ish-pjesëtarit serb të Policisë, Dejan Pantiq në veri të Kosovës.

Vuçiq këtë veprim e ka qujatur si "të pamatur", duke thënë se ai deri vonë ka qenë pjesëtar i Policisë së Kosovës.

"E akuzojnë për terrorizëm dhe këto janë gjërat që ata po i bëjnë për popullin tonë”, tha Vuçiq.

Po ashtu bëri të ditur se do t’i drejtohet KFOR-it me kërkesë për lejimin e dislokimit të trupave ushtarake dhe policore serbe në Kosovë.

“Ne u dakorduam sot për tekstin që t’i dërgojmë një kërkesë komandantit të KFOR-it, në përputhje me Rezolutën 1244 për të siguruar dislokimin e pjesëtarëve të ushtrisë dhe policisë serbe në territorin e Kosovës dhe vendimi i Qeverisë - për këtë çështje do të merret të hënën ose të martën".

"Sigurisht që nuk kam iluzione dhe e di që do ta refuzojnë këtë kërkesë", deklaroi Vuçiq.

Më tej foli edhe për kërkesën e Kosovës për të aplikuar për pranim në Bashkimin Evropian.

Sipas tij, kjo është shkelje e marrëveshjes së Washingtonit.

“Pishtina e ka shkelur marrëveshjen e Washingtonit, dhe me 15 dhjetor do të bëjnë kërkesë për pranim në Bashkimin Evropian. Unë i kam dërguar letër presidentëve dhe kryeministrave të pesë shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën, që në këtë rast, vetëm shtetet sovrane dhe të pavarura mund të aplikojnë për pranim”, u shpreh Vuçiq./Telegrafi/