Please enter at least 3 characters.

Vritet një gazetar francez në Ukrainë

2022/05/Screenshot_10-21.jpg

Një gazetar francez është vrarë në afërsi të Severodonetsk në Ukrainë pasi automjeti në të cilin ndodhej u vu nën zjarr, sipas guvernatorit rajonal të Luhansk, Serhiy Gaidai.

Në një deklaratë të postuar në rrjetet sociale të hënën, Gaidai ka thënë se “sot automjeti ynë i evakuimit të blinduar do të merrte 10 persona nga zona dhe u vu nën zjarrin e armikut”, përcjell Telegrafi.

Kështu, siç ka bërë të ditur ai, të shtënat shpuan makinën dhe një plagë vdekjeprurëse mori një gazetar i akredituar francez që po bënte materiale për evakuimin.

Gazetari nuk u emërua. Megjithatë, Christopher Miller, një reporter për Politico, duke cituar Serhiy Hayday, kreun e administratorit të Luhansk, tha në Twitter se i ndjeri ishte Frédéric Leclerc-Imhoff. /Telegrafi/