Please enter at least 3 characters.

Vritet në Londër 21 vjeçari shqiptar

2018/09/auto_Vrasje-650x3581520587772-650x358.jpg

21-vjeçari shqiptar, R.G u qëllua për vdekje me thikë nga një 31-vjeçar në Londër. Autoritetet angleze kanë vënë në pranga autorin e dyshuar edhe një grua, e cila akuzohet se e ndihmoi atë.

Mediat angleze shkruajnë se R.G u sulmua gjatë një përleshje në Granville Avenue, Hounslow rreth orës 3.20 të mëngjesit të së hënës.

Gjatë përleshjes, me thikë është therur edhe një tjetër shqiptar, por që identiteti i tij nuk është bërë i ditur.

Njëri për fqinjëve ka deklaruar se ngjarja ishte shumë tronditëse. “Dëgjuam të bërtitura. Të gjithë banorët po më pyesin se çfarë ka ndodhur”, rrëfeu ai. /tch/