Please enter at least 3 characters.

Vrasja e Madrit Ulqinakut, dalin para gjykatës Peqini e Sallufi

2022/08/vrasja-e-madrit-ulqinakut-horgito-peqini-1280x720-1.jpg

Kanë mbërritur në Gjykatën e Elbasanit 3 personat e përfshirë në ngjarjen e 17 gushtit, ku mbeti i vrarë Madrit Ulqinaku.

Horgito Peqini dyshohet se është autori i kësaj ngjarjeje, ndërsa Klaudjan Sallufi bashkëpunëtor.

Për ta është dhënë masa e sigurisë “arrest me burg” në mungesë, ndërsa sot verifikohen kushtet e masës.

Gjyqtare e çështjes është Pajtime Fetahu, ndërsa Prokuror Arber Berexha. Avokat është Ervis Kyqyku, i cili është caktuar nga shteti, pasi asnjë i përfshirë në ngjarje nuk ka avokat. /A2 CNN/