VRAPO SI I MARRË
Nga: David Gilmour dhe Roger Waters (Pink Floyd, The Wall, 1979)
Përktheu: Agron Shala
Vrapo, vrapo, vrapo, vrapo
Më mirë vishe surratin me maskën tënde të parapëlqyer
Me buzët e qepura e sytë me perde
Me buzëqeshjen tënde boshe e me zemrën tënde të uritur
Ndieje vrerin teksa gufon prej së kaluarës sate me faje
Me nervat copa-copa teksa streha jote çahet
E çekiçët ta shembin derën
Më mirë vrapo!
Vrapo, vrapo, vrapo, vrapo
Më mirë vrapo tërë ditën e vrapo tërë natën
E mbaji thellë brenda vetes ndjenjat e tua të pista
E nëse sonte del me të dashurën tënde
Më mirë parkoje kerrin larg syve të të tjerëve
Se nëse të kapin në ulësen e prapme duke u munduar me ia çelë drynat
Kanë me të kthye prapë te nëna në një kuti kartoni
Më mirë vrapo!
Vrapo, vrapo, vrapo, vrapo


