Please enter at least 3 characters.

Vozitësi thyen rregullat, bën kthimin e veturës në vend të ndaluar - në një rrugë të Prishtinës (Video)

2019/05/ccc.png

Nuk janë të pakta rastet kur vozitësit shkelin rregullat e komunikacionit.

Një rast i tillë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Prishtinë, më saktësisht në lagjen 'Bregu i diellit', transmeton Telegrafi.

Një vozitës ka vepruar në kundërshtim me rregullat e komunikacionit, kështu duke bërë kthimin e veturës në një vend ku ndalohet kthimi.

Përveç se vozitësi ka bërë shkelje të rregullave, ai ka rrezikuar edhe pjesëmarrësit tjerë në komunikacion me veprimin e tij.

Lexuesit e Telegrafit kanë dërguar video ku shihet një veprim i tillë:<span></span>