Please enter at least 3 characters.

​Vodhi stoli ari, mijëra euro dhe çanta krahu, arrestohet 38-vjeçari nga Gjakova

Policia e Kosovës në Prizren ka arrestuar R.GJ., mashkull 38-vjeça nga Doblibari i Gjakovës, nën dyshimet se ka kryer vjedhje të rëndë më 31 tetor 2025.

Arrestimi i të dyshuarit erdhi pas bastisjeve të policisë në Doblibare - Gjakovë dhe rrugën “William Walker” në Prizren, raporton KosovaPress.

R.GJ. dyshohet se në një banesë ka vjedhur stoli ari në vlerë 15.000 euro, rreth 3.000 euro, 7–8 çanta krahu femërore në vlerë rreth 3.000 euro. Vlera e përgjithshme e dëmit të deklaruar është rreth 21.000 euro.

I njëjti është shoqëruar në zyrat e Sektorit Rajonal të Hetimeve -DRP Prizren, ku është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës.

Gjatë intervistimit, pas ballafaqimit me prova, i dyshuari ka pranuar kryerjen e veprës penale të vjedhjes së rëndë dhe me aktvendim të Prokurorit të çështjes është ndaluar për 48 orë.

Hetimet janë në vazhdim dhe po bëhen përpjekje për sigurimin e provave shtesë.